Rëndësia e gjumit në ngritjen tuaj si sportist

Rëndësia e gjumit në ngritjen tuaj si sportist

Rëndësia e gjumit tek sportistët e rinjë

Në kohën e tashme, ku njerëzit në përgjithësi bëjn jetë dinamike dhe koha është elementi më i rëndësishëm, ne shpesh herë harrojmë që trupit tonë duhet ti kushtojmë një rëndësi të vecant, të kujdesemi për të, në mënyrë që të evitojm përkeqësimet shëndetësore në të ardhmen. Megjithatë, ky problem paraqitet tek të gjithë të rriturit dhe si duket ka infektuar dhe fëmijët tanë të cilët për arsyeje të angazhimeve të shumta, ata nuk arrin të përmbushin ciklet e gjumit në të cilat një fëmijë duhet të kalojë. Varësisht nga mosha, një fëmijë duhet të bëj gjumë të mirë dhe të qetë ku:

  •  Për grupmoshat 3-5 rekomandohet 10 deri në 13 orë në ditë
  •  Për grupmoshat 6-13 rekomandohet 9 deri në 11 orë në ditë
  •  Për grupmoshat 14-17 rekomandohet 8 deri në 10 orë në ditë

Gjumi ka një rëndësi të vecant sidomos tek talentët e sportit përkatësisht futbollit. Një lojtarë i ri në sportin e futbollit është shumë me rëndësi që të përmbush oraret e rekomanduara të gjumit pasi që gjumi duhet të konsidrohet sikurse një sesion i ushtrimeve të cilin nuk mund ta humbim.

Sa orë gjumë bëni ju dhe fëmiju juaj ?!

Mungesa e gjumit shkakton vonesa në reagim dhe ngadalson reflexat – Prandaj ne mund ta humbin një pasim të mirë , gollin por më e keqja dhe mund të lëndohemi.

Ndërkohë që flemë, trupi jonë përdorë këtë kohë për tu riparuar, rigjeneruar dhe ri-aktivizuar të gjithë organizmin dhe sidomos trurin. Për një sportist pas ushtrimeve apo një loje të zhvilluar, ku trupi dhe muskujt janë lodhur shumë, gjumi duhet të jetë objektivi më i rëndësishëm për tu përmbushur.

Një natë pa gjumë në disa eksperimente të bëra në SHBA, ka rezultuar në ngadalsimin e reagimit deri në 300% .

 

Copyright @TalentPromotion

Komente

Komente