Vëzhguesit nga Juventusi Befasohen nga Potenciali i Talentëve tanë

Vëzhguesit nga Juventusi

Vëzhguesit nga Juventusi

Dashamirës të futbollit, talentët tanë po shfaqin veten e tyre. Gjatë përgatitjeve sezonale një javore të vëzhguar nga klubi gjigant i Juventusit ata ishin të etur për të dëshmuar talentin e tyre. Dy prej tyre edhe ishin stërvitur në mënyra speciale. Kjo tregon që tek ne ka talent dhe ka shumë.

Talent Promotion Juventus

Këta janë vetëm disa talenta që tregojnë se posedojnë pasion për sportin e futbollit. 3 anëtarët e stafit të Juventusit, përgjegjës për stërvitjet një javore,  përdoren shumë ushtrime  dhe prova të ndryshme. Të rinjt nga Kosova ishin më të lidhur me futbollin nën ushtrimet  e stafit të Juventusit. Motivimi, presioni, kurajo, qetësia, dëshira për futbollin ishin vetëm disa prej gjërave që ata mësuan. Trajneri i klubit  Bujar Abdullahu tha se ishte shumë falenderues për kohën dhe stërvitjet që i kishin bërë  me të rinjt dhe ishte i tejknaqur me punën që kanë bërë këta të rinj gjatë këtij projekti.

Në fund të gjithë pjesëmarrësit në stërvitje ishin të çertifikuar për aktivitetin e tyre në projekt.

Copyright @TalentPromotion

 

Komente

Komente